Lidhje


“Vrite, vrite serbin!”, Vulin serbëve: Dëgjojini mirë vargjet para se të shkoni të pushoni në Shqipëri dhe Kroaci

“Vëllazëria” midis dy tifozerive ballkanase në stadiumin Volksparkstadion nuk është pritur mirë nga serbët, të cilët akuzojnë se shqiptarët dhe kroatët kanë brohoritur thirrjen “vrite, vrite serbin” në tribuna. 

 

Pas ankesës zyrtare të dërguar në UEFA nga Sekretari i Përgjithshëm i FSS-së, Jovan Šurbatovic ku i kërkohet qeverisë europiane të futbollit dënimi më i ashpër i mundshëm i dy vendeve, për sjelljen e dy tifozerive ka reaguar edhe zv/kryeministri serb Aleksandër Vulin. 

 

Ai i ka kërkuar popullit serb që t’i dëgjojë mirë vargjet që kanë thirrur shqiptarët dhe kroatët përpara se t’i drejtohen bregdetit të këtyre vendeve për të kaluar pushimet e verës. 

 

“Vëllezërit shqiptarë dhe kroatë kënduan: “Vrite, vrit Serbin”. Dhe kënga nuk ishte gjuhë urrejtje as për UEFA-n. Nuk e di pse është i habitur publiku serb?! “Vrite, vrite serbin” nuk është këngë, është manifestim për serbët tashmë të vrarë dhe shpresa se do të vriten më shumë serbë. Të gjithë serbët që duan të kalojnë verën në Shqipëri apo Kroaci, duhet të dëgjojnë edhe një herë se çfarë po u thonë. “Vrite, vrite serbin”. Dhe nëse nuk u mjafton kjo, shijojeni detin, derisa t’ju gjejnë”, tha Vulin./Opinion

XS
SM
MD
LG