Lidhje


Godasin sërish hαkerat iranianë, bëhen publike të dhënat e mijëra shqiptarëve

Faqja në Telegram, “Homeland Justice” që pretendohet se u perket hαkerave iranianë, ka publikuar këtë të diel, një listë me mijëra emra qytetarësh shqiptarë.Nga një vëzhgim që lapsi.al i bëri publikimit vërehet se në këtë listë janë të dhënat e qytetarëve si: emri, mbiemri, vendi i lindjes, vendi i banimit, numri i telefonit, numri i kartës së identitetit.Krahas këtij dokumenti, “Homeland Justice”, shkruan: “Nëse dikush thotë: Unë e adhuroj Zotin” dhe urren vëllanë e tij, ai është hipokrit; sepse ai që vret vëllanë e tij që e ka parë, nuk mund ta dojë Perëndinë që nuk e ka parë’.

 

Nuk dihet kur janë marrë këto të dhëna. Kjo nuk është hera e parë që faqja në Telegram, që pretendohet se është e “hakerave iranianë” publikon të dhëna sensitive për qytetarët shqiptarë.

 

‘Hakerat iranianë’ kanë kryer një sërë sulmesh kibernetike edhe mbi institucionet e vendit tonë, ku më i fundit ishte ai ndaj faqes së INSTAT. Pas kësaj, Instituti i Statistikave reagoi, duke thënë se hakerat nuk kanë prekur të dhënat e Censit. /LAPSI.al

XS
SM
MD
LG