‘E ardhmja e Serbisë, jashtë BE’, Vulin: Të integrohemi në vendet e BRICS
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se Beogradi nuk duhet të integrohet në Bashkimin Europian. Sipas tij, e ardhmja e Serbisë duhet të jetë në organizatat ku bën pjesë Rusia dhe Kina.
“Unë besoj se BE-ja nuk është e ardhmja, përkundrazi ajo është drejt fundit. Serbia duhet të shoh alternativa të tjera në skenën ndërkombëtare, siç është BRICS”, ka deklaruar Vulin.
BRICS është një organizatë e re ku përfshihen Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Anëtarët e saj kanë vendosur rregulla të reja ekonomike duke përfshihet dhe heqjen e dollarit dhe Euros nga përdorimi.
Numri dy i qeverisë së Serbisë thotë se nëse bëhen pjesë të kësaj organizate kanë përfitime ekonomike dhe nuk kanë asnjë detyrim për sanksione ndaj vendeve të tjera. Bashkimi Europian ka kushtëzuar Serbinë me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Aleksandar Vulin, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-drejtues i shërbimeve sekrete serbe është sanksionuar nga SHBA për korrupsion dhe nxitje të tensioneve në Ballkanin Perëndimor./EuroNews