Lidhje


A mundet të quhet një "shkelm" kundrejt çdo marrveshje paqeje?/Ukraina nënshkruan marrëveshje sigurie me BE-në, Estoninë dhe Lituaninë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka nënshkruar në Bruksel marrëveshje të sigurisë me Bashkimin Evropian (BE), Estoninë dhe Lituaninë, transmeton Anadolu.Zelenskyy nënshkroi marrëveshje sigurie me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e BE-së.Më pas, Zelenskyy nënshkroi marrëveshje dypalëshe sigurie me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda dhe kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

 

Në përmbajtjen e marrëveshjes që Ukraina nënshkroi me BE-në, krahas garancive të tilla si furnizim me pajisje moderne ushtarake, trajnimin e personelit, pastrimin e minave dhe mbështetjen e Ukrainës në çështjen e sigurisë bërthamore dhe kibernetike, përfshihen edhe elementë si mbështetje për anëtarësimin e vendit në BE, ndihmë financiare, mbrojtja e refugjatëve ukrainas, gjykimin e atyre që janë përgjegjës për krime lufte, vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe angazhim për të përdorur asetet e ngrira ruse, kryesisht për rindërtimin e Ukrainës dhe mbështetjen e ekonomisë së saj.

 

Kjo marrëveshje, e cila formon kuadrin për mbështetje afatgjatë politike, ushtarake dhe financiare për Ukrainën, planifikohet që të mbetet në fuqi derisa vendi të hyjë nën ombrellën e sigurisë së NATO-s.

 

Ukraina edhe më parë ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me SHBA-në, Britaninë, Gjermaninë, Francën, Danimarkën, Kanadanë, Italinë, Holandën, Finlandën, Letoninë, Spanjën, Belgjikën, Portugalinë, Suedinë, Norvegjinë, Islandën dhe Japoninë./AA

XS
SM
MD
LG