Lidhje


“Suksese në jetë” Arrestohet ish ministri Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë janë arrestuar mëngjesin e kësaj të enjteje. Lajmin e ka bërë të ditur për Euronews Albania gazetari Eni Ferhati.

 
Dy personat e tjerë të arrestuar janë Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla. Sipas informacioneve paraprake bëhet fjale për abuzime me donacionet e huaja. Çështja ka lidhje me fondet e drejtorisë SASPAC, ku dyshohet se ka kryer fatura fiktive, falsifikime dokumentesh, etj.
 

Lidhur me këtë dosje pak muaj më parë u zhvilluan disa kontrolle në disa biznese. Beqaj doli në komunikime me vartës të tij në kohën kur drejtonte zyrën e SASPAC, biseda lidhej  me “kopsitjen” e letrave dhe praktikave.

 

Hetimi i kësaj dosjeje do bëhet nga prokurorja Elida Kaçkini dhe Altin Dumani.

 

Tashme Beqaj krahas masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë vendit” për sterilizimin , i shtohet edhe mase e dytë e sigurisë ajo e arrestit me burg.

 

Ish-ministri socialist i shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në SPAK.

 

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama.

 

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për sa i përket aferës së sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian./EN

XS
SM
MD
LG