Lidhje


Franca, nëna e standarteve të dyfishta/Politologu i njohur francez, mbështetës i Gazës, arrestohet për "mbështetje të terrorizmit"

Politologu i njohur francez, Francois Burgat, i cili mbështet kauzën e Gazës së rrethuar, është ndaluar nga autoritetet për “mbështetje të terrorizmit”, tha avokati i tij, transmeton Anadolu.

 

Burgat u arrestua nga policia në qytetin jugor të Aix-en-Provence për “mbështetje të supozuar ndaj terrorizmit”, tha avokati Rafik Chekkat në X.Organizata Hebraike Evropiane paraqiti një ankesë për ekspertin e botës arabe dhe islamofobisë për ripostimin e një postimi në X këtë 2 janar, tha Chekkat për Anadolu.

 

“Burgat po jep përgjigje të sinqerta dhe i referohet statusit të tij si studiues dhe librave që ka shkruar. Ai tha se është dëgjuar edhe në Asamblenë Kombëtare, Senat, Gjykatën Penale etj. I janë bërë pyetje për konfliktin dhe ka pasur mundësi të shprehet”, shpjegoi avokati.

 

Burgat ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Gazën në deklarata të ndryshme dhe tha në një postim në X në fillim të këtij viti se ai ka “pafundësisht më shumë respekt dhe vlerësim për liderët e Hamasit sesa udhëheqësit e shtetit të Izraelit”.

 

Ai ka kritikuar gjithashtu qëndrimin e Francës ndaj Hamasit, duke e quajtur atë një kapitullim përballë politikës së SHBA-së dhe Izraelit.

 

Vendimi për të arrestuar politologun francez François Burgat, i cili njihet punën e tij në botën arabe, ka ngjallur reagime për shkak të një postimi që ai bëri për Gazën në llogaritë e tij në rrjetet sociale, transmeton Anadolu.

 

Për ekspertin francez Burgat, i cili ishte shënjestër e një organizate hebreje për shkak të postimit të tij në rrjetet sociale më 2 janar për sulmet e Izraelit në Gaza, dhe i cili u thirr në stacionin e policisë në qytetin Aix-en-Provence në jug të Francës, dje në mëngjes u mor vendimi për paraburgim për “propagandë terroriste”.

 

Themelues i platformës së islamofobisë dhe avokat i Burgatit, Rafik Chekkat, vlerësoi se “është skandaloze që një akademiku në Francë i është hequr liria për shkak të deklaratave të tij politike në lidhje me konfliktet e jashtme”.

 

Avokati Chekkat deklaroi se klienti i tij në seancë ka dhënë përgjigje “të sinqerta, të detajuara dhe me burime të cituara”.

 

Teksa ndalimi i një akademiku për shkak të postimit të tij për Gazën shkaktoi reagime në rrjetet sociale, Burgat në një postim në X tha: "Deri kur do të guxojë Franca të shpërndajë leksione mbi 'të drejtat e njeriut' dhe 'lirinë e shprehjes' në pjesën tjetër të planetit?"

 

Burgat shquhet si një emër që konsultohet nga Parlamenti dhe institucionet zyrtare për shkak të punës së tij në fushat e islamizmit, anti-islamizmit, botës arabe dhe terrorizmit./AA

 

 

XS
SM
MD
LG