Lidhje


Greqia fiku zjarret në Shqipëri me 2 avionët e saj

Ndërsa vendi ynë prej ditësh është përfshirë në betejë me zjarret, Greqia ka dëruar katër avionë për shuarjen e flakëve të martën dhe të mërkurën për të ndihmuar në luftimin e një zjarri masiv të shtrirë në zonat pyjore në jug të vendit.

 

Dislokimi u organizua nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile pasi Shqipëria kërkoi ndihmë.Greqia siguroi dy avionë PZL të martën dhe dy avionë Canadair CL-415 të mërkurën.

 

Sipas Ministrisë Greke të Krizave Klimatike, pavarësisht se u përball me kushtet e veta sfiduese të motit, përgjigja e Greqisë ishte e shpejtë.

 

Avionët kanë përfunduar misionin e tyre dhe tashmë janë kthyer në Greqi./faktor

XS
SM
MD
LG