Lidhje


Ministri i ekstremit të djathtë të Izraelit, Ben-Gvir bastisi xhaminë Al-Aksa

Ministri i Sigurisë Kombëtare nga radhët e ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, i shoqëruar nga policia izraelite, bastisi Mesxhidi Al-Aksën në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu.Ben-Gvir, postoi deklaratën me video që bëri para Kupolës së Shkëmbit në llogarinë e tij në rrjetet sociale dhe tha se ai "erdhi në vendin më të rëndësishëm për Izraelin për t'u lutur për kthimin e të burgosurve izraelitë (në Gaza) pa çdo marrëveshje arbitrare ose dorëzim".Ben-Gvir deklaroi se ai "lutet që kryeministri Benjamin Netanyahu të përparojë drejt fitores pa u përkulur para presionit dhe të rrisë presionin ushtarak".

 

Gjatë bastisjes së Ben-Gvir, policia izraelite mbylli portën e xhamisë Al-Aksa, duke penguar palestinezët dhe muslimanët të hynin në Xhaminë e Shenjtë.

 

Sipas lajmeve në mediat izraelite, anëtarët e Lëvizjes së Tempullit, e cila mbron judaizimin e xhamisë Al-Aksa, gjithashtu iu bashkuan Ben-Gvirit në bastisje.

 

Ben-Gvir, një ekstremist i ekstremit të djathtë, rekordi politik i të cilit përfshin të qenit anëtar i lëvizjes Kah, një organizatë terroriste supremaciste hebreje që është e ndaluar në Izrael, konsiderohet një figurë e diskutueshme. Pasi u bë ministër, Ben-Gvir, i cili ishte i njohur për retorikën dhe praktikat e tij agresive kundër palestinezëve, deklaroi se Al-Aksa duhet të judaizohet dhe se Izraeli duhet të vendosë sovranitet aty.

 

Al-Aksa, i vendosur në Kudsin Lindor të pushtuar, ka veçorinë e të qenit kibleja e parë e muslimanëve.

 

Hebrenjtë po kryejnë gërmime nën pretendimin se rrënojat e tempullit të Solomonit janë gjetur nën kompleksin e Al-Aksës, i cili përfshin xhaminë e Kiblës dhe Kupolën e Shkëmbit, si dhe një muze, medrese dhe një oborr të madh ndërsa pretendojnë se edhe ata kanë të drejtë të bëjnë adhurime në Al-Aksa.

 

Vizita e ish-kryeministrit izraelit, Ariel Sharon në xhaminë Al-Aksa me qindra roje të tij në vitin 2000 ishte shkëndija e parë e "Intifadës së Dytë", e cila vazhdoi për disa vite në territoret palestineze./AA

XS
SM
MD
LG