Afera e mikrokredive/ Agron Shehaj ia thotë në sy guvernatorit Sejko: A keni mjaftueshëm sedër të jepni dorëheqjen?
Deputeti Agron Shehaj ka përmendur sërish rastin e vetëvrasjes së Pal Trashajt, i cili konsumoi fostoksinë para ambienteve të SPAK. Shehaj kishte radhën të drejtonte pyetjet për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Pas kërkesës së vazhdueshme nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, që Shehaj të kalonte te pyetja, ky i fundit iu drejtua guvernatorit me pyetjen: “Ju keni mjaftueshëm sedër zoti guvernator të jepni dorëheqjen?”
Pyetja e tij erdhi pas fjalës së guvernatorit të BSH, i cili shprehu ngushëllimet për të ndjerin, Pal Trashaj. Shehaj ka marrë vërejtje nga Felaj, dhe më pas iu hoq dhe e drejta e fjalës, pasi në mënyrë të vazhdueshme dhe me tone të larta ndërhyte në fjalën e Sejkos. Kështu deputeti nuk arriti të merrte një përgjigje për pyetjen e tij./lapsi