Lidhje


I jep fund jetës i akuzuari për skandalin me mikrokreditë

Olsi Ibro në kërkim për skandalin për mikrokreditë është vetëvrarë. Ai është hedhur nga pallati. Kjo ngjarje ndodh një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”. Dje prokuroria njoftoi ka sekuestruar llogari bankare me vlerë 10 mln euro pas skemës së mashtrimit me mikrokreditë për 3 subjekte financiare mikrokediti, ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha.

 

Sekuestro e pasurive ka ardhur pas dyshimeve të Prokurorisë së paratë ishin përfituar përmes kësaj skeme mashtrimi, ku u zhvatën mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtshme apo të paluajtshme.

 

Sipas Prokurorisë, rezultoi se Arben Meskuti, Kejda Seferi, Elda Ibro dhe persona të lidhur me ta, si dhe subjektet ‘Microcredit Albania’ shpk dhe ‘Final’ shpk, kanë vlera të konsiderueshme parash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka të nivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme.

 

Dyshohet se këto shuma të mëdha parash janë përfituar përmes skemës së mashtrimit me mikrokreditë dhe me qëllim që të akuzuarit të mos i transferonin këto para u vendos sekuestro e llogarive për: Arben Meskuti, Ernela Cuberi, Olsi Ibro, Elda Ibro, Albert Gega, Andis Gjoka, Vasil Bakallbashi, Alketa Goxha, Jordisa Metaj, Edmond Mato, dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha.

 

Ndërkohë, një pjesë të pasurive që e kanë përfituar nga skema e mashtrimit e kanë investuar në letra me vlerë me interes vjetor maturimi nga 4% deri në 10.5%./faktorl.al

XS
SM
MD
LG