Fyerje dhe dhunë në Këshillin Bashkiak të Tiranës/Veliaj shan me fjalor të ulët këshilltarët e opozitës, Blushi gjuan Valterin me grusht
Pavarësisht se tashmë është i përfshirë në shumë afera, në incineratorin e Tiranës dhe dosjen 5 D, Erjon Veliaj nuk ngurron që dufin dhe inatin ta shfryjë te opozita, e cila së fundmi në mbledhjen e këshillit bashkiak ia përplasi në sy korrupsionin në institucionin vendor që drejton.Si për të gjetur fajtorin për atë se çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Erjon Veliaj sulmoi përfaqësuesit e opozitës në Këshill, duke i cilësuar rrugeçër, një gjuhë kjo aspak e denjë për një kryebashkiak.
Në konflikt ka ndërhyrë menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, është përplasur fizikisht me Tedi Blushin.
Pas këtij incidenti, mbledhja Këshillit Bashkiak u ndërpre.
Lidhur me këtë incident reagoi Veliaj i cili shprehet se Këshilli kishte për të votuar disa nisma ditën e sotme, por “Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur nuk përballojnë dot suksesin e Tiranës dhe humbjen e partiçkës së tyre”.
Duke iu referuar veprimit të Tedi Blushit, këshilltar i PL-së, Veliaj u shpreh se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri që “rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton”.
Ndërsa Meta e quajti Veliajn "Prindi 2" duke iu rreferuar favoritizmave që Veliaj ka shfaqur herë pas here ndaj komunitetit LGBT dhe ndryshimeve në ligj që ky komunitet ka propozuar ./ Nga disa agjenci lajmesh