Lidhje


Projekti i krijimit të mitrës artificiale, do të mbartë 30.000 fëmijë në procesin invitro/Inxhinieri tregon se si

Inxhinieri biomjekësor Ermand Mertenika ka folur në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews për projektin e krijimit të mitrës artificiale, që do të mbartë fëmijët në procesin invitro.

 

Mertenika tha se ky projekt parashikon edhe përzgjedhjen e tipareve të fëmijëve, duke modifikuar gjenet. (bëhet fjalë për 30 mijë fëmijë të tillë).


Ai tha se mund të thuhet se kemi të bëjmë me fëmijë të programuar, por shtoi se procesi është shumë natyral dhe sipas tij fëmijët do të jenë normal, madje edhe më të shëndetshëm se ata me lindje natyrale.

 

“Është një inovacion. Unë do të kaloj të analizojmë si mund të bëhet përzgjedhja e tipareve. Këtu kemi një ndërthurje të dy sektorëve. Kemi të bëjmë me inxhinierinë biomjekësore dhe inxhinierinë gjenetike.

 

Kjo është një inovacion që është hedhur në projekt, për të krijuar mitrën artificiale që të jetë me kushte biokimike me atë të nënës. Kjo është metoda për të rritur 9 muaj fetusin. Ka të bëjë me procesin e parë që ka të bëjë me krijimin e fetusit apo embrionit primar. Dhe pikërisht në këtë fazë mund të bëhet ajo që të modifikosh gjenet për të krijuar fëmijën, pra me menu.

 

Me anë të procesit invitro, që fëmija i përket prindërve, por të konfigurosh edhe fëmijën tënd. Fëmijë të programuar. Ky është një proces shumë natyral, për të krijuar një fëmijë normal që mund të jetë edhe shumë më i shëndetshëm se fëmijët normalë”, tha Mertenika./EN

XS
SM
MD
LG