Arben Ahmetaj: Më thanë do shkosh në të s’ëmës po fole, por unë e kam ndarë mendjen!
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin 2 të Qeverisë Rama.“Premtimi i mbajtur, po vjen” – shkruan Çim Peka krahas fotove me Arben Ahmetajn, ku shfaqen duke realizuar intervistën, e cila do të transmetohet mbrëmjen e nesërme (e enjte).Gjatë insertit për intervistën të publikuar nga Syri tv, Ahmetaj shprehet se e kanë kërcënuar duke i thënë se do i lënë fëmijët jetimë, apo se do i fusin partneret në burg, por ai shton se e ka ndarë mendjen dhe do të flasë.
“Ça më thanë mua këta? O të çojmë në të s’ëmës, t’i lëmë fëmijët jetimë, do të marrim t’i fusim në burg dhe gruan dhe ish-gruan po fole. Unë po flas? Po flas, sepse unë e kam ndarë mendjen. Por unë tani do flas”, thotë Ahmetaj./boldnews