Kërkon lirimin me kusht, shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin
Eurodeputeti Fredi Beleri është paraqitur sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për të kërkuar lirimin me kusht. Seanca e tij është shtyrë për herë të tretë.Beleri ndodhet pas hekurave prej datës 12 maj 2023 dhe u dënua me 2 vite burg për blerje votash. Ai arriti të fitojë zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar nga qelia, por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Ai u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit.
Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjesshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti./lapsi