Garda e Iranit: Haniyeh u vra nga predha 7 kg, me rreze të shkurtër veprimi
Shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh u vra me një “predhë me rreze të shkurtër veprimi” të qëlluar nga jashtë shtëpisë së tij në Teheran, thotë Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC).
Udhëheqësi i Hamasit kishte qenë për vizitë në kryeqytetin iranian për inaugurimin e Presidentit Massoud Pezeshkian.
Izraeli nuk ka komentuarende mbi vdekjen e Haniyeh.
Dhjetra oficerë të IRGC-së janë arrestuar ose shkarkuar në ditët pas vdekjes së Haniyeh, raportoi të shtunën media New York Times.
Gazeta tha se agjencia e inteligjencës e organizatës kishte marrë përsipër hetimin.
Anëtarët e stafit në bujtinë e Haniyeh janë marrë në pyetje dhe telefonat dhe pajisjet e tjera elektronike të tyre janë sekuestruar, shtoi ai.
Ndërkohë, detajet e sigurisë së politikanëve iranianë janë rishikuar. /EN