Lidhje


Kaos në aeroportin e Bejrutit, libanezët largohen me nxitim, arsyeja......

Kaosi ka përfshirë aeroportin e Bejrutit në Liban, pas rritjes së frikës për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.Qindra qytetarë po largohen sepse kanë frikë nga një luftë e gjithanshme midis Izraelit dhe Hezbollahut, ndërsa të tjerëve u janë anuluar fluturimet njëri pas tjetrit.Në sallën e nisjes, familje të tëra, me fëmijët në krahët e prindërve të tyre, shikojnë pirgjet e bagazheve dhe orarin, teksa shumica e fluturimeve janë të destinuara për në Stamboll, Aman dhe Kajro.Ashtu si shumë bashkatdhetarë të saj që punojnë apo studiojnë jashtë vendit, Sfeir përfitoi nga pushimet verore për të vizituar të afërmit dhe miqtë që kanë mbetur në vend. 

 

Por pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniya, në Teheran dhe sulmit ajror izraelit në Bejrut një ditë më parë që vrau udhëheqësin ushtarak të Hezbollahut, Fouad Shukr, shumë linja ajrore, duke përfshirë Lufthansa dhe Air France, kanë pezulluar fluturimet drejt dhe nga Bejruti./oranews

 

 

XS
SM
MD
LG