Lidhje


Varrosen në Khan Younis kufomat e 80 palestinezëve të dorëzuar nga Izraeli

Trupat e 80 palestinezëve të dorëzuar nga ushtria izraelite u varrosën në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.Në deklaratën me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, thuhet se Izraeli ka dorëzuar sot trupat e 80 palestinezëve.

 

Në deklaratë thuhet se trupat e marrë nga Izraeli janë varrosur në varrezat turke në qytetin Khan Younis.Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, thuhet se ushtria izraelite ka kthyer 84 trupa që i kishte nxjerrë më parë nga varrezat në Rripin e Gazës.Theksohet se trupat u dorëzuan përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

 

/AA

XS
SM
MD
LG