Lidhje


Tjetër natë dhune në Irlandën e Veriut, policia qëllohet me bomba me benzinë

Belfasti ka përjetuar natën e dytë të dhunës me kryengritësit që kanë hedhur bomba me benzinë dhe shashka ndaj policisë. Të paktën një makinë policie u dogj dhe zjarre të tjera u ndezën në zonat “Sendi Rou” dhe “Dongall Rod”, në jug të kryeqytetit të Irlandës së Veriut.Aktet e fundit të dhunës vijnë pas atyre të fundjavës, kur disa qindra protestues anti-emigrantë hodhën bomba molotov teksa marshuan në qytet.Autoritetet ndërkohë refuzuan lirimin kundrejt garancisë për dy persona që kishin marrë pjesë në trazira, gjatë të cilave u sulmuan disa biznese dhe një supermarketi iu vu zjarri.

 

Ndërhyrja e policisë u intensifikua pasi manifestuesit kundër racizmit dhe ata anti-Islam vijuan për përplaseshin.

 

Belfasti është një nga qytetet e shumta ku janë verifikuar akte dhune dhe kaos në ditët e fundit.

 

Protestat e së djathtës ekstreme shpërthyen pas një keqinformimi në rrjetet sociale mbi sulmin me thikë ndaj një salle vallëzimi, ku mbetën të vrarë tre vajza dhe të plagosur 10 persona të tjerë.

 

Edhe pse i dyshuari i arrestuar kishte lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk ishte mysliman, zëra të rremë u përhapën online se ai ishte një azilkërkues mysliman, duke bërë që njerëzit të sulmonin xhamitë, hotelet dhe komplekset ku azilkërkuesit janë strehuar.

 

Autoritetet policore deklaruan se mbi 375 persona janë arrestuar për prishje të rendit publik në disa qytete dhe shumë të tjerë pritet të kapen në ditët e ardhshme.

 

Kryeministri Keir Starmer ka njoftuar një “ushtri e përhershme” specialistësh të policisë do të caktohen për t’u përballur me kryengritjet dhe se sistemi i drejtësisë do të ketë të gjitha burimet për të menaxhuar rastet e të arrestuarve./EN

XS
SM
MD
LG