Lidhje


Monstruozitet/P*rdhunonte vajzën e tij 9-vjeçare për pesë vite dhe e filmonte! Ja si u zbulua ngjarja e tmerrshme

Një ngjarje e rëndë është zbardhur në 24 orët e fundit në Spartë të Greqisë, ku një baba i dy fëmijëve dyshohet se ka përdhunuar prej vitesh vajzën e tij të mitur, që në moshën 4-vjeçare.Puna nga autoritetet për arrestimin e tij nisi kur ish-bashkëshortja e tij ka kontaktuar autoritetet dhe ka raportuar se burri prej 5 vitesh kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e tyre të mitur.Mësohet se ngjarja nisi të zbardhej, kur vëllai i vogël gjeti një prezervativ në shtëpinë e babait.Këtë djali ia ka rrëfyer nënës dhe motrës së tij, teksa ishin duke qëndruar në të njëjtën dhomë. Pasi vajza e dëgjon, nis të qajë dhe kur nëna e pyet se cfarë po ndodhte, ajo nis t’i tregojë për tmerrin.

 

Ajo ka treguar se babai gjatë gjithë kësaj kohe, e kërcënonte se nëse nëna e zbulonte, ai do të shkonte në burg. Sipas informacioneve, bëhet me dije se babai edhe ka filmuar një pjesë të akteve që ka kryer me vajzën e tij.

 

Policia ka gjetur në celularin e tij rreth 80 fotografi të së miturës.

 

Personi është arrestuar dhe kundër tij është ngritur një dosje për përdhunim, abuzim me të mitur, marrëdhënie seksuale mes të afërmve dhe pornografi të të miturve./gazetaonline

XS
SM
MD
LG