Talibanët festojnë tre vjetorin e rikthimit në pushtet
Talebanët kanë festuar në Afganistan tre vitet në pushtet me një paradë ushtarake, duke i bërë homazhe bombave të saj të bëra vetë, avionëve luftarakë dhe forcave të sigurisë.Forcat e armatosura të talebanëve tërhoqën tanke dhe artileri të epokës sovjetike përmes Bagramit, ish-bazës ajrore të Shteteve të Bashkuara, ku diplomatët kinezë dhe iranianë ishin mes qindrave që u mblodhën për paradën dhe fjalimet e rastit, të mërkurën. Kjo qendër ajrore shërbeu në të kaluarën si bazë për operacionet e udhëhequra nga SHBA kundër talebanëve për dy dekada.
Forcat talebane pushtuan Kabulin më 15 gusht 2021, pasi qeveria e mbështetur nga SHBA u shemb dhe udhëheqësit e saj u larguan në mërgim. Përvjetori u shënua një ditë më parë në kalendarin afgan. Qeveria talebane mbetet e panjohur ndërkombtarisht, e cila aplikon kufizime për gratë, të cilat mbajnë peshën kryesore të politikave që Kombet e Bashkuara e kanë quajtur "aparteid gjinor", duke mbetur një pikë kyçe penguese.
“Kanë kaluar tre vjet që kur ëndrrat e vajzave janë varrosur”, tha për agjencinë e lajmeve AFP, Medina, një ish-studente 20-vjeçare e universitetit në Kabul.
“Është një ndjenjë e hidhur që çdo vit, festimi i kësaj dite na kujton përpjekjet, kujtimet dhe synimet që kishim për të ardhmen tonë.”
Kryeministri Mohammad Hassan Akhund, i cili ishte planifikuar të paraqitej në Bagram, vlerësoi fitoren e autoriteteve talebane ndaj "pushtuesve perëndimorë" në një deklaratë të lexuar nga shefi i tij i shtabit.
Qeveria talebane ka “përgjegjësinë për të ruajtur sundimin islamik, për të mbrojtur pronën, jetët e njerëzve dhe nderin e kombit tonë”, tha ai./aljazeera