Aktorja e njohur greke shokon Greqinë me deklaratën e saj: Shkova të rrëfehesha te prifti në klasë të gjashtë, por ai…
Aktorja e njohur greke Traiana Anania ka bërë një zbulim tronditës kur tha se ishte viktimë e ngacmimeve seksuale nga një prift tek i cili shkoi të rrëfehej kur ishte ende nxënëse e shkollës fillore.
Aktorja dhe këngëtarja e njohur greke, duke folur në podcastin “Dafni Karavokyris”, ka bërë rrëfimin e mësipërm, duke përshkruar me detaje rrëqethëse eksperiencën e tmerrshme që ka përjetuar nga duart e një njeriu që supozohej t’i shërbente Zotit.
“Në kuadrin e një rrëfimi, një rrëfimi normal, ku shkon dhe rrëfehesh te prifti, unë kisha përjetuar... një ereksion nga .......”, tha ajo duke e lënë të habitur gazetarin, i cili natyrisht kërkoi të dinte më shumë.
"Nuk ishte tamam prifti i shkollës, por i komunitetit, këtë e kisha përjetuar. Nuk më kujtohet si quhet. Nuk mbaj mend kush është, por ja që ndodhi”, vijoi Traiana.
“Nuk isha brenda shkollës kur ndodhi kjo, isha në një aktivitet shkolle, dhe po rrëfehesha, shkova të rrëfehesha, shkova ti tregoja se si ndihesha për Dimitrakisin se isha e dashuruar dhe prifti më thoshte. “Më thuaj më shumë, më trego më shumë, dhe kur më tha “eja të rrëfehesh” dhe më vuri kurorën, ajo çka ndjeva nuk ishte aspak normale isha në klasën e pestë nuk i thashë askujt në atë kohë”, përfundoi aktorja e njohur në zbulimin e saj tronditës./voxnews.al