Rrufeja godet 5 persona në Prevallë, vdes një 64-vjeçarje
Sunday, 18 August 2024 16:27
Pesë persona janë goditur nga rrufeja në Prevallë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyçi. Si pasoj e kësaj, një grua 64-vjeçare nga Ferizaj ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
“viktima femer e moshës 64 vjeçare nga Ferizaji ka ndërruar jetë në emergjencë në Spitalit Rajonal të Prizrenit”, tha Bytyqi.
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femër është në gjendje më të rëndë”, tha Bytyqi.
/Arbresh,info