"Beteja" për trashgiminë e aktorit të njohur Alen Delon përplas fëmijët e aktorit/ Si do të ndahet trashëgimia 200 mln dollarëshe që ai la pas?
Dje vdiq aktori i njohur Alen Delon. Beteja mes fëmijëve të Alen Delon rreth figurës së tij është e njohur prej disa kohësh. Dhe trashëgimia e tij për t’u ndarë ka shumë peshë në grindje.Tashmë në vitet e fundit të jetës së aktorit, akuzat, ofendimet, ankesat dhe intervistat kanë mbushur kronikën mediatike. Ndërsa legjenda e ekranit francez mbeti mes sëmundjes, izolimit në Douchy dhe dashurisë për qentë e tij, tre trashëgimtarët e gjakut u përplasën ashpër për shëndetin dhe vendimarrjes së babait të tyre, për sa i përket trashgimisë. Si dhe për praninë pranë e Hiromi Rollin, kujdestarit të tij “kontrovers”.
Por në qendër të vëmendjes, në fakt, janë posedimet. Në fakt, Delon ishte, ndër të tjera, një biznesmen që grumbulloi një pasuri të denjë. Sa kushton kjo pasuri? Gjithçka mbetet ende për t’u kuptuar. E sigurt është se bëhet fjalë për një shifër me të paktën gjashtë zero. Gjithashtu për shkak se pagesa e taksave mbi trashëgiminë është shumë e lartë. Ka nga ata që vlerësojnë edhe 200 milionë dollarë.
Pasuritë në pronësi
Duke hyrë në specifikat, prej 15 vitesh Delon ka shitur koleksionet e tij të artit në ankand me një rregullsi të caktuar (veçanërisht bronzet e kafshëve të skulptorit Rembrandt), makina si Bugatti, ora dhe verëra shumë të çmuara. Nga këto të fundit, renditen etiketat si Château Latour, Cheval Blanc, Château Lafite.
Në listë, nuk duhet lënë anash se çfarë ka dhënë prodhimi i rreth tridhjetë filmave, përfshirë “Borsalino” dhe “Monsieur Klein” dhe rritjen e markës Delon. Kompania e tij e shpërndarjes së mallrave luksoze, e krijuar në vitin 1978, gjeti sukses duke shitur cigare, alkool dhe parfume në Azi nën emrin e tij. Që nga viti 2009, Dior ka përdorur fotot e tij nga vitet 1960 për të reklamuar parfumin Eau Sauvage.
Ndër pronat e tij kishte edhe një stallë me kuaj garash. Megjithatë, pesha e sektorit të pasurive të paluajtshme nuk është zbuluar ende, mbi të gjitha pasuria Douchy (Loiret), në pronësi të tij për më shumë se gjysmë shekulli, ai zotëronte një shtëpi pranë Gjenevës.
“Unë preferoj t’ua lë paratë fëmijëve të mi”, shpjegoi ai për AFP në 2017, duke thënë se i urrente “shitjet pas vdekjes”. Për t’ju dhënë një ide, shitja e fundit e madhe ku ai mori pjesë solli mbi 8 milionë euro, përfshirë komisionet.
Një kuriozitet tjetër: Delon ishte gjithashtu një koleksionist i madh armësh. Por një pjesë e arsenalit të tij, përkatësisht 72 armë, si dhe më shumë se 3,000 fishekë, të mbajtura në Douchy pa autorizim apo deklarim, ishin zbuluar dhe sekuestruar nga gjykatat në shkurt.
Grindja familjare
Në maj 2019, në prag të marrjes së Palmës së Artë në shenjë nderi për karrierën e tij në Festivalin e Filmit në Kanë, Delon dha disa intervista. Në njërën, tashmë i dobësuar nga sëmundja, ai kishte shprehur dëshirën e tij të madhe që të mos i shihte fëmijët e tij të copëtuar në grindjet familjare: “Unë bëj gjithçka që të mos ndodhë – shpjegoi ai , nuk do të doja që fëmijët e mi të shkoni në luftë me njëri-tjetrin ”.
“Unë jam duke përgatitur gjithçka. Gjithçka do të zgjidhet para vdekjes sime, dua apo jo. Nëse nuk do ta bëja, ata do ta shqyenin njëri-tjetrin, do të bëhej luftë mes tyre, jam i sigurt për këtë”.
Ndërsa shëndeti i tij u përkeqësua, frika e tij doli të ishte e bazuar. Një muaj pas asaj interviste, aktori pësoi dy goditje, pasuar nga një hemorragji në tru. Një operacion, pastaj një periudhë e gjatë rikuperimi dhe rehabilitimi në Zvicër. Nja dy vjet më vonë, një njoftim: rikthimi i tij hipotetik në set. Në realitet, ai u vendos në strehën e tij të preferuar, pronën e Douchy, në Francën qendrore, të cilën e kishte blerë në vitet 1970 me partneren e tij të atëhershme, Mireille Darc.
Vitet e fundit, dalja e tij e vetme publike daton në funeralin e mikut të tij Jean-Paul Belmondo, në shtator 2021, ku ai u shfaq duke ecur me paterica. Vitet e fundit të Delonit u karakterizuan nga grindjet familjare, ankesat dhe kërcënimet. Në qendër të gjithçkaje, fëmijët e tij: Anthony, nga gruaja e tij Nathalie, Alain-Fabien dhe e preferuara e tij, Anouchka, nga marrëdhënia e tij me modelen Rosalie van Breemen. Jashtë rrethit familjar, Ari Boulogne, djali i këngëtarit të Velvet Underground, Nico, vdiq në vitin 2023 në moshën 60-vjeçare pa u njohur kurrë nga aktori.
Anouchka, e lindur në vitin 1990, ka qenë gjithmonë e preferuara, e vetmja e pranishme në çmimin në Kanë dhe e vetmja ekzekutore. Marrëdhëniet e Delonit me fëmijët e tjerë kishin qenë shumë të vështira dhe të ashpra, aq sa vitin e kaluar Anthony u shty të shkruante një libër, “Midis qenit dhe ujkut”, ku ai i përshkruan në një mënyrë shumë të vrazhdë. Verën e kaluar, mosmarrëveshjet që kishin lindur prej vitesh mes fëmijëve, dyshimet e këtyre të fundit për rolin e Rollin në krah të tij. Fëmijët e denoncojnë gruan për dhunë ndaj babait dhe lënie pas dore, por më pas luftojnë mes tyre për ndarjen e trashëgimisë.
Drejtësia do të urdhërojë një vlerësim mjekësor në fillim të vitit 2024 për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të aktorit, i cili vazhdon të përkeqësohet. Anthony e përkufizon atë si “gjithnjë e më të dobët” dhe “të paaftë për ta parë veten të reduktuar në këtë”. Drejtësia urdhëroi vendosjen e tij nën kujdestari, duke e forcuar masën në pranverë duke pasur parasysh përkeqësimin e shëndetit të Delonit.
Por vendimi i drejtësisë solli edhe heqjen e lirisë së aktorit për të menaxhuar pasurinë dhe për të marrë vendime për shkaak të trajtimeve mjekësore të cilave iu nënshtrua.
“Nuk e ka humbur mendjen”, proteston e dashura Anouchka, kundër së cilës protestojnë vëllezërit për pjesën që ata e konsiderojnë të padrejtë në favor të saj në trashëgiminë e babait: “Ajo ka 50%, unë dhe vëllai im kemi 25% secili”, protestonte Anthony./La Stampa