Lidhje


Prag tragjedie për një romancë të dyshuar/Plagosja në Tiranë, polici dyshonte për tradhtinë e partneres me shefin

Detaje të reja mësohen për plagosjen e ndodhur sot në “Komunën e Parisit” në Tiranë.I plagosur ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa është efektivi i policisë ka qenë me makinë.Goxharaj (majtas fotos) sapo e ka parë Lorenc Kostën dhe ka ndaluar dhe e ka qëlluar disa herë në këmbë (policia gjeti 6 gëzhoja në vendngjarje) duke e lënë të plagosur.Pas kësaj, ai i ka bërë foto të plagosurit, i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

 

Autori Erjon Goxhara ka qenë me një automjet tip “Mitsubishi” dhe i veshur me një bluzë të kuqe në momentin kur ka kryer atentatin dhe pas krimit është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

 

Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, partnerja e policit është konfirmuar si punonjëse e ERE, Goxharaj dyshonte për tradhëti të partneres me Kostën.

 

45-vjeçari Loren Kosta, personi që shihni në foton më lart djathtas , Mbit i plagosur sot (19 gusht), pasi u qëllua me armë zjarri nga efektivi i policisë, Erion Goxhara.

 

Bëhet me dije se Kosta ka punuar më parë te KESH, ndërsa aktualisht punon tek Enti Rregullator i Energjisë. Ai ka marrë plagë në pjesën e poshtme të trupit, ndërsa ndodhet në Spitalin e Traumës.

 

Efektivi Goxhara ndodhet ende në kërkim, ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj bëri me dije në një deklaratë për mediat se kishte komunikuar me të dhe se ai ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

 

Sipas Vocajt, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i bëri thirrje efektivit që të dorëzohej./lapsi 

XS
SM
MD
LG