Lidhje


Ish e burgosura izraelite përgënjeshtron lajmet se është torturuar në Gaza

Ish e burgosura izraelite Noa Argamani ka përgënjeshtruar lajmet se është torturuar në Rripin e Gazës gjatë periudhës kur ajo mbahej peng, ndërsa tha se është plagosur në sulmin e ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu.Mediat izraelite shtrembëruan fjalët e Argamani-t, të cilat ajo i tha gjatë një fjalimi në një takim në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, duke pretenduar se ajo ishte torturuar përderisa mbahej peng.Pas përhapjes së shpejtë të lajmit në media, Argamani i ka mohuar pretendimet me një deklaratë me shkrim në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

 

Ajo tha se nuk ka pësuar torturë përderisa është mbajtur peng në Gaza. "Nuk jam rrahur e as nuk mi kanë prerë flokët. Isha në një ndërtesë të goditur nga Forcat Ajrore të Izraelit. Nuk jam rrahur, por thash se 'mora plagë në të gjithë trupin, sepse ndërtesa u shemb mbi mua' (pas goditjes së avionëve luftarakë të Izraelit)", tha Argamani.

 

Duke reaguar mbi lajmet në mediat izraelite se është torturuar, Argamani tha: "Jam viktimë e ngjarjes së 7 tetorit dhe refuzoj që mediat izraelite sërish të më viktimizojnë"./AA

XS
SM
MD
LG