Lidhje


Hapet “kutia e zezë” e avionit që u rrëzua në Brazil. Pilotët : E kuptuam 1 minutë para se të rrëzoheshin

Autoritetet janë duhet hetuar aksidentin ajror të regjistruar ditë më parë ku humbën jetën 62 persona. Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë hetuesit tani kanë në duar transkriptin e plotë të “kutisë së zezë”, por përmbajtja e saj nuk tregon dhe shpjegon menjëherë shkakun e aksidentit.Transkripti nga regjistruesi i zërit të kabinës tregon se dy pilotët vunë re humbjen e madhe të lartësisë rreth një minutë para përplasjes, raportoi Tv Globo në emisionin e tij kryesor të lajmeve, duke cituar njerëz të paidentifikuar që janë duke vijuar me hetimet për të “zbërthyer” shkakun që solli aksidentin tragjik me 62 të vdekur.

 

Sipas TV Globo, transkripti mbulon rreth dy orë regjistrim audio, duke përfshirë një pyetje nga piloti drejtuar pilotit tjetër se çfarë po ndodhte, duke thënë më tej se aeroplani kishte nevojë për “më shumë fuqi”.

 

Pilotët nuk raportuan një emergjencë ose kushte të pafavorshme të motit, tha forcat ajrore braziliane të premten në një deklaratë.

 

Gjatë transkriptit të audios nuk identifikua asnjë tingull karakteristik, si nga zjarri, shkëndije elektrike ose prishja e motorit, megjithëse audio u tha se ishte e vështirë për t’u dëgjuar.

 

Ndër të tjera, TV Globo, tha se referuar informacioneve të marra nga hetuesit të cilët po merren me këtë ngjarje, vetëm analiza e audios nuk do të bëjë të mundur për momentin përcaktimin e shkakut të rrëzimit, prandaj hetimet janë duke vijuar.

 

Avioni, një ATR-72 turboprop nga linja ajrore vendase Voepass, ishte nisur për në Sao Paulo nga Cascavel, në shtetin jugor të Parana, dhe u rrëzua rreth orës 13:30 (1630 GMT) në qytetin Vinhedo, rreth 80 km ( 50 milje) në veriperëndim të Sao Paulos. Punonjësit e shpëtimit dhe ekuipazhit të emergjencave brazilianë thanë se trupat e viktimave, 34 meshkuj dhe 28 femra janë zhvendosur në morgun e Policisë në Sao Paulo për identifikim.

 

Në mesin e viktimave u tha se ishte dhe një djalë 4-vjeçar i cili po fluturonte së bashku me nënën e tij dhe gjyshen, si dhe qenin e tij./newsbomb

XS
SM
MD
LG