Njerëzit e Janullatosit shajnë dhe kërcënojnë At Nikolla Xhufkën
Një provokim i turpshëm ka ndodhur në kishën ortodokse Shën Kozmai në Elbasan. Një besimtar ortodoks ndjekës i kishës ortodokse filogreke të Janullatosit ka hyrë në kishe dhe ka ofenduar me fjalët më të rënda priftin nacionalist shqiptar At Nikolla Xhufka dhe ka tentuar ta godasë.Besimtarët ortodoksë që ndiqnin ritualin kanë ndërhyrë por prifti At Nikolla Xhufka ka kërkuar të ruajnë qetësinë dhe nuk ka të kryer denoncim ndaj tij.Sipas priftit At Nikolla Xhufka dhe besimtarëve ortodoksë personi në fjalë me incialet L. B. është banues pranë kishës Shën Kozmai ku shërben At Nikolla Xhufka dhe njihet besnikërinë e tij ndaj grekëve dhe në shërbim te tyre dhe këtë veprim e ka kryer i nxitur prej tyre.
Sulmet dhe shantazhet ndaj priftit patriot At Nikolla Xhufka dhe veprimtarisë se tij per kishën ortodokse shqiptare kanë qenë të jashtëzakonshme dhe nga llojet më të ndryshmet. Ato kanë filluar nga perfaqsuesi në OKB i Rusisë, shteti i Serbisë, Kisha Ortodokse e Janullatosit, mediat dhe partitë politike pro greke në Shqipëri dhe deri tek rrugeçërit e paguar të rrugëve siç ishte rasti i sotëm.
Ndaj të gjithë kësaj veprimtarie shteti shqiptar, autoritet e sigurisë, SHISH, polici etj vetëm bëjnë sehir dhe rrojnë kot dhe vetëm presin që ndonjë ditë të ndodhi ndonjë akt më i rëndë se kaq.
Gjatë gjithë historisë grekët nuk kanë vrarë dhe zhdukur vetëm muslimanët shqiptarë por edhe ortodoksët patriotë shqiptarë dhe sidomos ndaj priftërinjve patritotë, siç kanë qenë rastet e priftërinjve Papa Kristi Negovani, At Stath Melani të cilët janë vrarë në mbrojtje të autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare.