Ishte duke bërë ‘selfie’ në kështjellën piktoreske, 23-vjeçarja rrëzohet dhe humb jetën
Një sportiste e talentuar nga Çekia, ka rënë drejt vdekjes nga 80 metra poshtë rrëpirës së malit, teksa vizitonte kështjellën piktoreske gjermane, ku është xhiruar filmi “Bukuroshja e fjetur”.23-vjeçarja çeke Natalie Stichova, ka ndërrur jetë gjashtë ditë pas rrëzimit në malin Tegelberg në Bavari, në aksidentin e rëndë të 15 gushtit.Rënia tragjike ndodhi pranë kështjellës Neuschwanstein, teksa gjimnastja po përpiqej të bënte foto për rrejtët sociale.Në një intervistë me mediat çeke, një shoqe e Natalie, tregonte se e reja po qëndronte shumë pranë buzës së Malit, kur besohet se rrëshkiti teksa bënte foto para kështjellës.
Shoqja e saj që donte të qëndronte anonime, tha: “Ajo ra nga rreth 80 metra, nuk e dimë nëse rrëshkiti apo shkëmbi u thye. Në nder të kujtimit të Natalka kemi krijuar një memorial në gjimnaz”.
Nena e të ndjerës i bënte asaj homazh me një postim në “Instagram”: “Ajo ishte e mrekullueshme, ne e donim aq shumë dhe do ta duam gjithmonë”.
Bërja e fotove të guximshme është kthyer në një rrezik publik shëndeti pas një seri vdekjesh në pikat turistike ose panoramike.
Vdekja e Natalie, vjen pak pas asaj të një adoleshenteje që ra për vdekje në një ujëvarë, duke bërë foto për rrjetet sociale.
14-vjecarja Moe Sa Nay, po bënte foto me miqtë për të shpërndarë me 150,000 ndjekësit në rrjet, kur rrëshkiti në gurët e njomë në ujëvarën Sinywa në Mianmar më 22 korrik.
E reja nuk ra nga lartësi e madhe, por u mor nga rryma e fortë dhe më pas mbeti e bllokuar mes dy shkëmbinjve, ku kishte humbur jetën, shkruan rrjeti Daily Mail.