E rëndë në Belgjikë: Shqiptari vritet nga fqinji pas sherrit për vendin e parkimit, arrestohet autori
Konflikti i ashpër për një vend parkimi është kthyer në një tragjedi të vërtetë në periferi të Brukselit.Një emigrant shqiptar, baba i tre fëmijëve, raportohet nga mediat në Belgjikë se u qëllua për vdekje me armë nga një person me të cilin po debatonte ashpër.Emri i viktimës ende nuk është publikuar nga autoritetet dhe as dinamika e ngjarjes apo nëse ka pasur motive të tjera.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së diel (25 Gusht), në rrugën “Blijde Inkomststraat”, në Machelen, një komunë periferike e Brukselit, raportoi agjencia lokale e lajmeve "dhnet".
Policia belge e identifikoi autorin e dyshuar si një banor të zonës, madje fqinj të shqiptarit. Pas krimit ai është arrestuar dhe po i nënshtrohet hetimeve.
Dy burrat ishin në konflikt për një kohë të gjatë mes tyre, për një vend parkimi, kjo referuar dëshmive paraprake të banorëve vendas dhe të njohurve të viktimës dhe autorit.
Hetimet janë ende aktive dhe priten të zbardhen identitetet dhe dinamika e krimit./gazetatema