Lidhje


“Charlie Hebdo” zemëron të krishterët publikon karikaura të Shën Marisë me Linë e majmunit

Gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo” është vënë sërish në qendër të polemikave. Këtë herë nuk janë myslimanët, por katolikët që e akuzojnë për “nxitje dhe provokim të urrejtjes fetare”. Shkak u bë publikimi i një karikature i Virgjëreshës Mari më 16 gusht, një ditë pas festës së saj fetare.Karikatura e titulluar “Lija e majmunit, shfaqja e parë e virusit në Evropë” përshkruan Shën Marinë me simptomat e sëmundjes duke qarë me duar të shtrënguara teksa merr ofendime të ndryshme nga njerëz jashtë skenës.

 

Imazh ka shkaktuar ankesa ndaj karikaturistit Pierrick Juin dhe Riss, pseudonim i Laurent Sourisseau dhe drejtorit të gazetës. Në tekstin e paraqitur në gjykatën e Parisit nga shoqatat ‘Marie de Nazareth’ dhe ‘La petite Voie’, Maria përshkruhet si një “figurë femërore e identifikimit për të krishterët në të gjithë botën”.

 

Pas publikimit të karikaturës, Tribune Chrétienne e denoncoi menjëherë atë si “nxitje pa pagesë urrejtjeje ndaj katolikëve në Francë”, duke nisur një peticion për ta tërhequr atë dhe duke mbledhur pothuajse 25 mijë nënshkrime. Në rrjetin “X” është shprehur edhe peshkopi i qytetit francez të Bayonne, Marc Aillet, i cili tha se “liria e shprehjes nuk mund të justifikojë një karikaturë kaq të shëmtuar”.

 

Gazeta franceze ka një linjë editoriale kundërshtuese ndaj të gjitha feve dhe që ka shënjestruar vazhdimisht besimet e krishtera, myslimane dhe hebraike. Kulmi ndodhi në janar 2015 kur pati një sulm xhihadist në zyrën e Charlie Hebdo në qendër të Parisit ku u vranë 12 persona, përfshirë redaktorin e revistës, Stéphane Charbonnier (Charb). Sulmi u shkaktua nga karikaturat e profetit Muhamed, të cilat Islami i ndalon të përshkruhen dhe për këtë arsye konsiderohen dyfish fyese.

 

Për të shprehur mendimin e tij për rastin u kërkua edhe mendimi i Papa Françeskut, i cili kur u pyet për lirinë e shprehjes së karikaturistëve. “Edhe nëse një mik i dashur flet keq për nënën time, duhet të presë një grusht sepse është normale. Nuk mund të provokosh apo ofendosh besimin e të tjerëve dhe nuk mund të qeshësh me të” – tha Papa./LAPSI.al

XS
SM
MD
LG