"Mallkimi" i 1 shtatorit në Japoninë moderne/Adoleshentja japoneze hidhet për vdekje nga lartësia, vret edhe një kalimtare poshtë
Tuesday, 03 September 2024 16:19
Dy persona kanë vdekur në qytetin japonez të Yokohama pasi një vajzë adoleshente u hodh për vdekje nga një qendër tregtare, duke goditur një këmbësor poshtë.Gjimnazistja 17-vjeçare u hodh nga një ndërtesë në një lagje tregtare të mbushur me njerëz, duke goditur një grua 32-vjeçare që ishte jashtë me miqtë e saj mbrëmjen e së shtunës.Të dy u dërguan menjëherë në spital rreth orës 18:00 me orën lokale, ku vajza vdiq një orë më vonë. Menjëherë pas kësaj ka ndërruar jetë edhe gruaja.
Sipas statistikave zyrtare, më shumë njerëz nën moshën 18 vjeç në Japoni vrasin veten më 1 shtator – pak para fillimit të sezonit të ri shkollor – sesa në çdo ditë tjetër, sipas statistikave zyrtare./EN