Lidhje


16GB RAM do të jetë minimumi që do të kenë MacBook-ët e ardhshëm të Apple

Siç duket Apple ka arritur gjithashtu në përfundimin se 16GB RAM duhet të jetë minimumi që një kompjuter duhet të paktën ndërsa jemi në fillim të një revolucioni AI.Të gjithë modelet e reja Mac parashikuar për këtë vit do të kenë të paktën 16GB RAM duke lënë kështu pas traditën e Apple që ofronte vetëm 8GB RAM për modelet bazë dhe detyruar përdoruesit të paguajnë mëse 200 dollarë për memorie shtesë.Integrimi i vetëm 8GB RAM për modelet bazë është shndërruar në debat të gjerë i cili fillon prej 2012-ës kur Apple lançoi modelin e parë MacBook Pro Retina me 8GB RAM.

 

Ende edhe sot Apple vijon të ofrojë 8GB RAM për konfigurimin bazë të MacBook M3, MacBook Pro dhe iMac.

 

Megjithatë Mark Gurman thotë se Apple po teston tani katër modele të reja Mac të pajisur me një çip M4 ku të gjithë kanë ose 16GB ose 32GB memorie.

 

Siç duket Apple ka arritur gjithashtu në përfundimin se 16GB RAM duhet të jetë minimumi që një kompjuter duhet të paktën ndërsa jemi në fillim të një revolucioni AI.

 

Vitin e kaluar kompania prezantoi një model bazë 14-inç MacBook Pro me çipin M3 që fillon prej 1,600 dollarë dhe kishte vetëm 8GB RAM. Përdoruesit mund të blejnë një model me 16GB ose 24GB RAM, por ato kushtonin 200 ose 400 dollarë më tepër ndërsa RAM nuk mund të shtohet nga përdoruesi pasi është i salduar.

 

Kjo ka ekspozuar Apple përballë kritikave nga përdoruesit të cilët besojnë se 8GB nuk është sasi e mjaftueshme RAM dhe 16GB Duhet të jetë minimumi për një pajisje që reklamohet si “Pro.”

 

Apple kundërshton duke thënë se 8GB RAM në një MacBook është e njëjtë me 16GB RAM në një laptop Windows për shkak të efikasitetit që ka arkitektura e unifikuar që përdor./mesazhi

XS
SM
MD
LG