Lidhje


Detaje të reja nga krimi që tronditi Don Boskon në Tiranë të martën e 3 shtatorit

Detaje të reja janë zbuluar për dinamikën e krimit që tronditi Don Boskon në Tiranë të martën e 3 shtatorit.Mësohet se autorët e dinin me përpikmëri se ku do të uleshin personat që ishin shënjestër, dhe i kishin mbajtur në vëzhgim prej disa ditësh. Autorët kishin planifikuar në detaje veprimet e tyre, dhe një ditë para krimit mendohet se kanë ndjekur lëvizjet e Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.Ditën e ngjarjes autorët i pritën viktimat në një makinë që ishte parkuar pranë një pallati në një rrugë qorre për rreth 30 minuta. Pasi Elezaj dhe Metushi mbërritën në lokalin ku ndodhi ngjarja pranë OShEE, autorët janë siguruar që shënjestra ndodhet në verandën e lokalit dhe kanë lëvizur makinën duke hapur zjarr.
 
 
Pas kësaj janë larguar me makinë nga vendi i ngjarjes. Nga verifikimet e kamerave të sigurisë, makina është kthyer nga e njëjta rrugë që kishte shkuar. Autorët shkuan nga Kamza në afërsi të Liqenit të Paskuqanit, më pas në Hyrje të Bulevardit të Ri dhe drejt vendit të ngjarjes.
 
 
Makina u gjet e djegur në afërsi të fshatit Qerekë në një zonë që nuk ka mbulim me kamera sigurie. Kjo tregon se ata e kishin studiuar me kujdes të gjithë dinamikën e krimit.
 
 
Targat e makinës së autorëve rezultojnë që të jetë të një automjeti në Valias të Tiranës, por që pronari i tyre nuk i ka denoncuar të humbura. Kjo rrit dyshimet se ato mund të jenë kopjuar.
 
 
Kastriot Elezaj mori plagë në krah dhe mushkëri, ndërsa Renaldo Metushi në këmbë. Pas ngjarjes ata u dërguan në spital, teksa policia ende nuk i ka identifikuar autorët./tvanews
XS
SM
MD
LG