Sa mijëra euro merr Eljo Muça për çdo punëtor që vdes në ndërtim?
Friday, 06 September 2024 19:20
E dini kush është absurdi i këtij vendi? Fakti që kemi një memorie të dhjerë. Çfarëdo që të ndodhë, absolutisht çfarëdo, ne e harrojmë. Vrasje femrash, vrasje meshkujsh, përdhunime minorenësh, lëndime, shtypje, therje me thikë a me sëpatë, vrasje fëmijësh me skaf në plazh, aksidente nga vaji i hedhur në rrugë nga serviset, etj, etj.A thua se dikush na ka mallkuar. Ndoshta ky është mallkimi më efektiv që dikush mund të bëjë në drejtim të hasmit. Ta mallkojë që të harrojë të keqen që i kanë bërë.
Thuhet se çudia më e madhe zgjat tre ditë. Jo miq, në Shqipëri nuk zgjatka as gjysmë dite.
A e keni vënë re se në harkun kohor të vetëm 1 viti, një numër jashtëzakonisht i lartë punëtorësh ndërtimi kanë vdekur duke rënë nga pallatet ku punojnë?
A keni dëgjuar njeri të flasë për këto raste? A keni dëgjuar ndonjë media të publikojë emrin e tyre, se për fotot as që bëhet fjalë?
Maksimumi janë mjaftuar me ndonjë lajm periferik me 2-3 rreshta, a thua se është diçka krejt e pavlerë.
Po përse askush nuk flet për kushtet e sigurisë në punë gjatë ndërtimit të pallateve? Përse Eljo Muçaj, Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore nuk ndihet?
Mos vallë paratë që ka marrë nga ndërtuesit për të mbyllur shpejt e shpejt rastin janë më të ëmbla se jeta e punëtorit që ka vdekur? Bëjmë shaka miq, sigurisht që paratë janë më të ëmbla, pyetja që shtrohet është sa para fut në xhep ky individ në këto raste?/JOQ