14-vjeçare nënë, e mitura shpërthen në lot: Të më lirojnë burrin nga burgu/Nëna e 14 vjeçares: Dhëndëri punon dhe mban familjen
E mitura që u bë nënë në moshën 14-vjeçare në Korçë ka folur për mediat. Babai i fëmijës është arrestuar nën akuzën për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.E mitura me lot në sy kërkon lirimin e babit të fëmijës. Ajo thotë se janë të lidhur prej një viti dhe familjet janë në dijeni. Sipas saj, nuk ka kush të punojë për të mbajtur fëmijën. “Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur në Elbasan. Ju thashë edhe prindërve të mo. Ata ranë dakord dhe kam një vot me të. Kam një fëmijë, përse ta arrestojnë. Ai s’më ka marrë me zor. Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?! Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha. Punonte ai që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë edhe ditën edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici”, tha e mitura.
Në një intervistë për Top Channel, Luljeta Jenuzi kërkon lirimin e dhëndrit.
“E ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord. Dua që dhëndri të dalë sa më shpejt. Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç. Për ne nuk është problem mosha, ne në racën tonë martohemi të vogla. Vajzën tonë e kemi martuar me dëshirë. Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë. Dua të dalë dhëndri sa më shpejt. Ai punon dhe mban nusen. Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin. Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti”.
14-vjeçarja lindi një ditë më parë në maternitetin e qytetit të Korçës, ndërsa pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari me inicialet D.K. pranoi që është babai i fëmijës. Ai u ndalua për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”./TCH