Siatëlli, në SHBA, proteston për aktivisten turko-amerikane të vrarë nga Izraeli
Qindra demonstrues janë tubuar në Seattle për aktivisten turko-amerikane që u vra në një sulm izraelit gjatë një proteste kundër pushtimit në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu.Demonstrata në ‘Parkun Westlake’ erdhi një ditë pasi 26-vjeçarja Aysenur Ezgi Eygi u vra nga forcat izraelite derisa po merrte pjesë në një protestë kundër zgjerimit të paligjshëm të vendbanimeve në qytetin Beita, pranë Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar.Protestuesit që brohoritnin kundër Izraelit mbanin pankarta që përfshinin “Aysenur Eygi, e martirizuar për Palestinën, pusho e qetë”, “Drejtësi për Aysenur-in”, “Sot, ne të gjithë jemi Aysenur” e “Rezistenca nuk është terrorizëm! Palestina e lirë!”.
Dje, guvernatori i Nablusit, Ghassan Daghlas, tha se një autopsi konfirmoi se Eygi u vra nga një plumb snajperi izraelit në kokë.
Eygi ishte përfshirë në mënyrë aktive në lëvizjet e solidaritetit që mbështesnin të drejtat palestineze. Vdekja e saj ka ngjallur zemërim dhe kërkesa për përgjegjësi nga komunitetit lokale dhe ndërkombëtare.
E lindur në qytetin turk Antalya në vitin 1998, Eygi u zhvendos në Seattle me prindërit e saj, kur ajo ishte më pak se 1-vjeç.
Ajo u diplomua në muajin qershor në Universitetin e Washingtonit, ku studioi psikologji dhe gjuhë dhe kulturë të Lindjes së Mesme./AA