Lidhje


India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit bërthamor

India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi bërthamor ndërsa kryeministri Narendra Modi priti Princin e Kurorës Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan në New Delhi, transmeton Anadolu.

 

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë tha se dy liderët “shprehën kënaqësinë për përparimin thelbësor” të arritur në vitet e fundit në partneritetin strategjik gjithëpërfshirës Indi-EBA.

 

Ndër marrëveshjet e nënshkruara midis dy palëve përfshihet një memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin Bërthamor midis Korporatës “Nuclear Power of India Limited” dhe “Emirates Nuclear Energy Corporation”.

 

“Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunimin Bërthamor pritet të përmirësojë bashkëpunimin në funksionimin dhe mirëmbajtjen e termocentraleve bërthamore, burimin e mallrave dhe shërbimeve bërthamore nga India, duke eksploruar mundësitë e ndërsjella të investimeve dhe ndërtimin e kapaciteteve”, tha ministria.

 

Princi i kurorës është në një vizitë dyditore në Indi me ftesë të Modit. Kjo është vizita e parë zyrtare e Sheikh Khaledit në Indi pasi u bë princ kurorës, tha ministria./AA

XS
SM
MD
LG