I hodhi kafe të nxehtë foshnjës në Australi, shpallet në kërkim ndërkombëtar autori
Policia australiane po punon me homologët e saj ndërkombëtarë për të gjetur një burrë që besojnë se ka ikur nga vendi pasi i ka derdhur kafe të nxehtë një bebeje në Brisbane.Sulmi që ndodhi muajin e kaluar dhe ka tronditur kombin, e la djalin nëntë muajsh me “djegie të rënda” në fytyrë dhe gjymtyrë.Policia e Queensland ka lëshuar një urdhër arresti për një 33-vjeçar të kërkuar për akte që synonin të shkaktonin lëndime të rënda trupore, një akuzë e cila mbart një dënim të përjetshëm.Megjithatë, të hënën ata thanë se i dyshuari i tyre kryesor fluturoi nga aeroporti i Sidneit gjashtë ditë pas incidentit dhe vetëm 12 orë para se të konfirmonin identitetin e tij.
Foshnja ishte në një piknik me familjen e tij në një park periferik më 31 gusht, kur dëshmitarët thonë se një “burrë i çuditshëm” iu afrua, duke zbrazur një termus me kafe mbi fëmijën përpara se të ikte në këmbë.
Foshnjës iu dha menjëherë ndihma e parë, përpara se një infermiere jashtë detyrës ta çonte në banesën e saj aty pranë për t’i kaluar djegiet nën ujë të ftohtë.
Megjithatë, fëmija pësoi lëndime të rënda, të cilat tashmë kanë kërkuar operacione të shumta, dhe prindërit e tij thonë se ai po përballet me një rrugë shumëvjeçare drejt rikuperimit.
Motivi i incidentit është ende i panjohur, tha për mediat Det Insp Paul Dalton, duke e përshkruar rastin si një nga “më komplekset dhe më frustruesit” që ai kishte udhëhequr ndonjëherë./EN