Lidhje


Kulmi i hipokrizisë! Presidenti i një vendi që po bën ho"lokaust viziton memorialin e H"olokaustit/Kjo së bashku me njeriun që po bën "H"olokaust" urban dhe social.Veliaj presidentit I"raelit: E shkuara nuk harrohet

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, vizitoi memorialin e Holokaustit në parkun e Liqenit Artificial. Vizita aty kishte qëllim përkujtimin dhe nderimin e viktimave, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

 

Erion Veliaj: Sot përkujtojmë një nga ngjarjet më tragjike të historisë sonë njerëzore, shfarosjen e 6 milionë hebrenjve. Gabimet e së shkuarës nuk duhen përsëritur. ‘Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin atë’, – ka shkruar, George Santayana. Pavarësisht nëse je kryetar bashkie, president, ambasador, madje edhe tregtar i thjeshtë… duhet të kuptojmë se ato që themi sot, ndoshta nuk shkaktojnë vërtet përçarje apo përplasje fizike të atëçastshme, por në afatgjatë, e helmojnë shoqërinë.

 

Presidenti Herzog shprehu mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Isaac Herzog: Ky përkujtim është i jashtëzakonshëm! Krah për krah, zemër për zemër, njerëz të besimeve të ndryshme, qëndruan së bashku kundër së keqes, duke refuzuar të lejojnë injorancën dhe urrejtjen të shtrembërojnë emocionet dhe besimet e tyre te qeniet njerëzore.

 

Vizita në memorianin e Holokaustit përmbylli axhendën e presidentit të Izraelit në Shqipëri.

 

Teksa kujtojmë që vetëm sot janë vrarë 11 palestinezë në Gaza dhe po ashtu 4 në west benk teksa xhamia el aksa është përdhosur nga koolonët ekstremistë hebrej/klantv

XS
SM
MD
LG