‘Dronët thyejnë sigurinë’/Ja çfarë u hodh brenda burgut të Peqinit!
Burime jo zyrtare kanë bërë me dije se kamerat e sigurisë së IEDP Peqin kanë fiksuar gjatë kësaj jave pamje të një droni që fluturonte shumë pranë këtij institucioni. Sektori i sigurisë së burgut të Peqinit sapo ka konstatuar fluturimin e dronit afër rrethimit, ka njoftuar policinë për marrjen e masave, pasi droni dyshohej se kryente fluturim me qëllim futjen në hapësirën ku ndodhen godinat e IEDP Peqin në afërsi të kalçetos.
Nga kontrollet e imtësishëm të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive, në fushën e kalçetos në IEDP Peqin janë gjetur 2 telefona, 8 fisha karikuesi, 33 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabis sativa.
Në harkun kohor të pak ditëve janë evidentuar të paktën dy raste të fluturimit të dronëve rreth burgjeve shqiptare. Teksa është kaluar në gatishmëri në të gjitha IEDP . Kujtojmë se më 8 shtator një tjetër dron u pikas në burgun e Burrelit.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ka përfunduar ekspertiza dhe ka rezultuar se janë hedhur dy telefona ‘Iphonë’, 8 fisha karikuesi, tridhjetë e tre doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabissativa. Kanë qenë policët e rrethimit të jashtëm që kanë dëgjuar zhurmën e dronit dhe kanë dhënë alarmim. Ky është droni i dytë brenda pak ditësh pas atij të burgut të sigurisë së lartë në Burrel.