Kaluan në mënyrë të jashtëligjshme kufirin, Rusia shpall në kërkim 6 gazetarë
Ministria e brendshme ruse ka vendosur gjashtë gazetarë të huaj në listën e personave të kërkuar për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit për të raportuar mbi zhvillimet në rajonin e Kursk pas sulmit të forcave ukrainase në anën tjetër të kufirit, njoftoi të enjten agjencia e lajmeve TASS.
Kompanitë e mediave të këtyre gazetarëve kishin thënë paraprakisht se raportimet e tyre nga udhëtimet në Kursk ishin legjitime.
Ministria e jashtme e Italisë e thirri ambasadorin rus në Romë në takim për duke shprehur “befasinë për këtë vendim të pazakontë të Moskës” ndaj gazetares të RAI-t, Stefania Battisini, shkroi në rrjetin social X Ministri i Jashtëm Italian Antonio Tajani.
Forcat ukrainase e filluan sulmin e tyre më 6 gusht dhe ende gjenden në brendësi të territorit të Rusisë megjithë tërheqjen në disa pjesë të territorit për shkak të kundër-ofensivës ruse/EN