Lidhje


"Atentati" i dytë ndaj ish presidentit amerikan?/Të shtëna me armë zjarri afër vendndodhjes së Trumpit në Florida, ish-presidenti amerikan "i sigurt"

Të shtëna me armë zjarri u raportuan sot ndërsa ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president, Donald Trump, po largohej nga klubi i tij i golfit në Florida, transmeton Anadolu.

 

Sipas burimeve nga organet e rendit, Shërbimi Sekret po heton një incident me të shtëna pranë Trumpit kur ai po largohej nga klubi i tij i golfit në West Palm Beach në Florida, raportoi New York Post.

 

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të mëtejshme për momentin”, tha në një deklaratë Drejtori i Komunikimit i Fushatës së Trumpit, Steven Cheung.

 

Sipas burimeve që kanë folur për New York Post, të shtënat me armë nuk kishin për qëllim ish-presidentin, por dy sulmues kanë pasur në shënjestër njëri-tjetrin.

 

“Dy persona shkëmbyen zjarr jashtë fushës së golfit të Trumpit në West Palm Beach. Të shtënat kishin në shënjestër njëri-tjetrin dhe nuk kishin në shënjestër Trumpin”, citoi e përditshmja të kenë thënë burimet./AA

XS
SM
MD
LG