Liban/I"sraeli përdor teknologjinë, shpërthen masivisht pajisjet ‘pager’ të paktën 8 të vrarë, përfshirë një fëmijë, mijëra të tjerë të plagosur nga shpërthimet
Si pasojë e shpërthimit masiv të pajisjeve të komunikimit të njohura si ‘pager’ në mbarë Libanin, të paktën tetë persona janë vrarë, përfshirë një fëmijë, si dhe 2.800 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve 200 në gjendje kritike, transmeton Anadolu.
Ministri libanez i Shëndetësisë, Firas Al-Abiad, si pasojë e shpërthimeve tha se ndër personat e vrarë është edhe një fëmijë, ndërkohë 200 të plagosur mbeten në gjendje kritike për jetën. Grupi libanez Hezbollah konfirmoi se dy anëtarë të grupit u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në shpërthimin masiv.
"Përafërsisht në orën 15:30, të martën, 17 shtator 2024, disa pajisje ‘pager’ të përdorura nga anëtarë të ndryshëm të njësive dhe institucioneve të Hezbollahut shpërthyen", njoftoi grupi.
Hezbollah nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën e shpërthimeve apo të dyshuarit e mundshëm pas incidentit.
Më herët, raportet e mediave lokale thanë se pajisjet shpërthyen pas një shkeljeje izraelite të sistemit të komunikimit. Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që zotërojnë pajisje komunikimi ‘pager’ që t’i asgjësojnë ato menjëherë.
Gjithashtu edhe ambasadori iranian në Bejrut, Mojtabi Amani, u plagos në shpërthimin masiv në Bejrut, pas çka u transferua në një spital në Bejrut.
Mojtabi në një postim në llogarinë e tij në platformën sociale X njoftoi se nga shpërthimi është plagosur lehtë edhe gruaja e tij. Dy punonjës të ambasadës gjithashtu u plagosën në shpërthim./AA