Lidhje


Hezbollah zotohet për hakmarrje, grupi militant akuzon Izraelin për sulmin e përgjakshëm me paisjet komunikuese

Sulmi i paprecedentë kibernetik që shkaktoi 9 viktima dhe mijëra të plagosur në Liban, ka rritur edhe më shumë tensionet në Lindjen e mesme. Grupi militant Hezbollah i shënjestruar nga ky sulm është zotuar për hakmarrje ndërsa ka bërë përgjegjës Izraelin. Zyrtarë të lartë libanez të sigurisë,thanë se 3 gramë lëndë shpërthyese ishte vendosur brenda secilës paisje të komunikimit të njohur si Pagers, nga agjencia izraelite e spinuazhit, Mossad. 5mijë pagers ishin importuar nga Hebollah në fillim të këtij viti nga një kompani tajvaneze Gold Apollo. Kjo e fundit tha se ka autorizuar përdorimin e pagersave që shpërthyen në Liban dhe në Siri, por se ato janë prodhuar nga një kompani tjetër, me bazë në Europë. Konkretisht në kryeqytetine  Hungarisë, Budapest.

 

Sulmi i së martës pasdite duket se ishte planifikuar prej kohësh pasi pagersat shpërthyen në Libanin jugor dhe periferitë jugore të Bejrutit të njohura si bastione të Hezbollahut.

 

Njerëzit në këto zona, po vazhdonin normalisht aktivitetet e ditës, në kafene rrugë e  dyqane teksa paisjet e komunikimit,në duart apo në xhepat e tyre filluan të nxehen dhe pastaj shpërthyen njëkohësisht duke shkaktuar skena të përgjakshme dhe panik të madh.

 

SPitalet u tejmbushën brenda një kohe shumë të shkurtër ndërsa paniku përfshiu të gjithë vendin. Shpërthimet plagosën shumë anëtarë të Hezbollahut,  me plagë të shkallëve të ndryshme kryesisht në gjymtyrë dhe fytyrë.

 

Dali i një zyrtari të lartë të Hezbollahut mbeti i vdekur dhe ambasadori i Iranit në Bejrut u plagos.

 

Luftëtarët e Hezbollahut kanë përdorur pagerat si një mjet komunikimi të teknologjisë së ulët në përpjekje për të shmangur gjurmimin e vendndodhjes nga Izraelitët. Madje në fillim të këtij viti kreu i grupit militant iu kishte bërë thirrje anëtarëve të shkatërronin aparatet celulare dhe në vend të tyre të përdonin Pagersat. /vizionplus.tv

XS
SM
MD
LG