“Plas” grushti mes shoferëve në Vlorë, shkak bëhet trafiku i rënduar
Thursday, 19 September 2024 19:09
Trafiku dhe bllokimi i rrugës në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë ka sjellë përplasje mes disa personave.Raportohet se shkak është bërë që disa prindër kanë ndaluar për të marrë fëmijët që po dilnin nga shkolla, duke krijuar trafik.
Duket se disa shoferë janë shqetësuar nga kjo situatë, kanë dalë nga mjeti dhe kanë nisur debatin me qytetarët që po prisnin të merrnin femijët.Sherri mes shoferëve, fillimisht ka nisur me fjalë, ndërsa më pas ka degruaduar në sharje dhe përplasje fizike.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka bërë të mundur shuarjen e sherrit dhe zhbllokimin e rrugës, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanve të konfliktit./gazetatema