Lidhje


Skandali i 'sterilizimit'/Ish-zv.ministri Rrjepaj mbërrin në Kuvend me pranga në duar për të dëshmuar

Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë, ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, la ambientet e qelisë paraditen e kësaj të premte dhe u paraqit në Komisionin Hetimor për t’u marrë në pyetje lidhur me koncesionet në shëndetësi.

 

Para kryetares së këtij komisionit, Albana Vokshit dhe anëtarëve Rrjepaj tha se është paraqitur para tyre me avokatin e tij.“Kam ardhur këtu me avokatin tim, Dritan Amitaj”, tha Rjepaj në Komision, teksa më tej kritikoi kryetaren e këtij komisioni për termat e përdorura, duke kërkuar që hetimi të jetë në përputhje me objektin.

 

“Për sa i përket objektit të hetim të këtij komisioni, besoj se duhet të jetë në përputhje me objektin e asaj që hetohet. Të thuash po hetojmë objektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Sterilizmi është një shkurtim gjuhësor. I gjithë debati ka ardhur ai devijim i përkufizimit të këtij projekti.

 

Do ishte mirë që kur të themi sterilizim të nënkuptojmë që ka objektin e vetë: Ofrimin e veshjeve njëpërdorishme, dezinfektimin e sallave të operacionit, trajtimin e mbetjeve dhe repartit të sterilizimit. Është mbledhja, tharja paketimi dhe më pas sterilizimi”, tha ish-zv.ministri.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i dha leje të posaçme Klodian Rrjepajt për të dëshmuar sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin, ndërkohë që leja është dhënë edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj.

 

Ishte Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi që kërkoi për të thirrur si dëshmitarë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe gjashtë zyrtarë të tjerë, që janë nën hetim nga SPAK.

 

Komisioni caktoi mëngjesin e 9 tetorit për Beqajn dhe 20 shtatorin për Rrjepajn si data për të marrë dëshmitë, megjithatë autorizimi deri më tani është dhënë vetëm për Rrjepajn dhe Rrapajn./gazetatema

XS
SM
MD
LG