Lidhje


Përsëri islamofobi në shkollat e Kosovës, 18 vjeçarja përjashtohet për shkak të shamisë

Flet drejtori që përjashtoi nxënësen me shami: I thamë, largoje shaminë e hajde nisja mësimit! Një 18-vjecare është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani”, në Pejë, për shkak të bartjes së shamisë. Drejtori i shkollës, “Bedri Pejani”, Musa Nikqi, në një intervistë dhënë për IndeksOnline, ka thënë se 18-vjeçarja nuk është përjashtuar nga shkolla, por ka vendosur vetë që të largohet.
 
 
Sipas drejtorit, asaj i është kumtuar lajmi që ligji dhe udhëzimi e parasheh që nuk lejohet bartja e shamisë fetare nëpër shkolla. “Nuk është përjashtuar, është larguar vetë, sepse i kemi thanë që nuk ka mundësi me ardh me mbulesë në shkollë, i thamë largoje e hajde prapë vazhdoje procesin mësimor, sepse kështu e parasheh ligji e udhëzimi, por ka qenë vendimi i saj largimi nga shkolla”, ka thënë Nikqi.
 
 
Drejtori Nikqi tha se e ka paralajmëruar vajzën se nuk ka mundësi që të vazhdojë procesin mësimor me shami ende pa e vendosur, por që ajo nuk e ka dëgjuar.
“Unë e kam njoftuar paraprakisht, në fund vit të klasës së 11-të, ka ardhur më ka pyet, tha a ka mundësi me ardh me shami, i thash jo nuk ka, kështu e parasheh udhëzimi...”, tha ai./rtvbesa
 
 
XS
SM
MD
LG