Mashtrusja e Kavajës që zgjidh hallet e njerëzve vetëm duke i parë në sy
Mashtruesit dhe magjistricat janë përhapur mjaft së fundmi Por për këto probleme kaq madhore ka dhe "zgjidhje". Dhe këtë "zgjidhje" mund ta japë vetëm Flora e Kavajës, e cila sipas saj ka "fuqi të mbinatyrshme" të zgjidh hallet, të prishë syrin e keq dhe të ndreqë fatet e miletit.
Për ta vërtetuar këtë Piranjat vendosin ta takojë nga afër, Florën e famshme të Kavajës, e cila ka pafund njerëz që i drejtohen derës së saj për të kërkuar ndihmë. Kjo zonjë e ka kthyer shtëpinë e saj në një vend gjoja të mirë ‘shëronjës’ për njerëzimin, ku pret vizitorë nga e gjithë Shqipëria.
Siç ndodh rëndom, të sëmurët që kërkojnë dëshpërimisht zgjidhje, pengohen që t’i drejtohen një mjeku specialist dhe të marrin kurat e nevojshme për t`u shëruar dhe sapo mbërrijnë në dyert e këtyre sharlatanëve, përballen me fjalinë e zakonshme: “Ti nuk je për mjek”!
Zonja Flora e cila prej 13 vitesh ushtron këtë “profesion”, është e “aftë” të shërojë njerëzit dhe të dalloj hallet e tyre vetëm duke i parë në sy. Njejtë si ky rast, ku në takimin e organizuar, Flora tregohet mjaft e gatshme për të na ndihmuar dhe përpiqet ta gjejë vetë problemin tonë.
Por pas kësaj bamirësie nga ana e saj, fshihet një tjetër detaj të cilën na e vendos në dispozicion denoncuesja jonë. Sipas saj, Flora e Kavajës këtë punë nuk e bën për të ndihmuar sepse në të vertetë aftësitë e saj lënë për të dëshiruar. Pas saj fshihen shuma të mëdha parash që i merr nga njerëzit në nevojë, duke abuzuar edhe me besimin e tyre.
Pasi realizojmë takimin dhe ritualet sipas rregullave të saj, Flora vendos të bëjë një ligjerate e cila është e gjitha në stilin e fallxhoreve, edhe pse ajo ende nuk është njohur me problemin tonë.
Dhe e habitur pasi u njoh me hallin tonë, kjo zonjë na sugjeron një seancë tjetër yshtje por pas 8 ditësh.
Në seancën e dytë ndiqet po e njëjta praktikë, ku zonja Flora me një Kuran në duar fillon të lexojë dhe lutet. Praktika të zakonshme të sharlatanëve të cilët nën emrin e Kuranit, mundohen të manipulojnë personat me probleme që kërkojnë ndihmë.
Por në këtë gjithë këtë histori, kemi harruar pa thënë dhe një detaj shumë të rëndësishëm. Kjo zonjë, e cila ka krijuar një sekt të sajin në emër të bamirësisë, ka një mënyrë aspak të ndershme për të bindur hallexhinjtë që i trokasin çdo ditë në derë.
Duke përdorur vajzën e saj që është ndarë nga jeta vite më parë.
E kuptojmë dhimbjen e një nëne për vajzën e saj të ndarë nga jeta, por të përdorë këtë të fundit, është një tjetër strategji manipulimi e kësaj zonje, që kërkon të përfitojë financiarisht nga fatkeqësia që i ka ndodhur.
Dhe pasi dëgjuam mirë e mirë seç kjo zonjë ishte e aftë të bëntë, vendosëm të tregojmë se cilët jemi në të vertëtë.
Pas ballafaqimit me ne, Zonja Flora është e bindur për fuqinë dhe "aftësinë e saj të mbinatyrshme" për të shëruar njerëz, por sërish pavarësisht kësaj dhuntinë e mbajti brenda, të fshehur nga sytë kureshtarë dhe dashakeqës që mundohen "t’i prishin veprat e mira" që bën çdo ditë. Teksa ky i zonjës në fjalë është rast i përsëritur i manipulimit të njerëzve në emër të fesë apo disa simboleve të saj duke përdorur këtu elemente misteriozë, siç në rastin e saj ishte ikja nga jeta e vajzës së saj. Kini kujdes nga të tilllë mashtrues./albeu