Lidhje


Vëllai tjetër i Fatmir Xhafës, ortak me trafikantë droge

Gazetari Flamur Vezaj ka sjellë në vëmendje fakte dhe dokumente që lidhin vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me individë të dënuar për trafik droge dhe grabitje. Ai thekson se Alban Qazimi, vëllai tjetër i Xhafajt, ka ngritur biznese në ortakëri me Tedi Malavecin, i dënuar për trafik droge në Holandë, duke ngjallur shqetësime për ligjshmërinë e veprimtarisë së tij.
 
 
Postimi i plotë:
 
 
Alban Qazimi është vëllai tjetër i ish-ministrit të Brendshëm dhe të Drejtësisë, Fatmir Xhafa. Që nga viti 2013, ai është pjesë e përmbaruesve privatë dhe ortak biznesi me shtetasin Tedi Malaveci, i dënuar për trafik droge në Holandë dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit në kohën kur Xhafa drejtonte Drejtësinë (shih fotot). Malaveci, edhe pse i dënuar për drogë dhe subjekt i ligjit antimafia, është kryetar i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve të Shqipërisë, e SPAK-u nuk e heton!!!!
 
 
Sipas ligjit antimafia, SPAK-u duhet të hetoj Xhafën për shkak të vëllait të tij, Gerontit, i dënuar për trafik droge, por edhe vëllain tjetër, Alban Qazimin, si familjar apo si ortak me trafikantë droge. Por SPAK-u nuk e bënë se kanë frikë “pushtetin” e Fatmir Xhafës te njerëzit e drejtësisë! Por përveç se është ortak me Malavecin e dënuar për trafik droge, Alban Qazimi vëllai Fatmirit është gjithashtu ortak edhe me një grabitës floriri.
 
 
Shtetasi Florjand Hida, sipas QKB-së (shih fotot), është ortak në kompaninë e ndërtimit "Megaron" shpk që nga qershori i vitit 2023. Hida rezulton i arrestuar në maj të vitit 2011 së bashku me dy persona të tjerë (K.Ç. dhe E.S.) për grabitjen e 176 unazave të floririt në Durrës, me vlerë mbi 30 milionë lekë (shih fotot). Pra, një grabitës është tani ortak biznesi në ndërtim me vëllain e ish-ministrit Xhafa.
 
 
Përveç biznesit me vëllain e ish-ministrit, Florjand Hida rezulton sipas QKB-së edhe ortak në një kompani me shtrirje të gjerë biznesi me emrin "ENLED", bashkë me shtetasin Enio Haxhiu (shih fotot). Ky i fundit është djali i Bashkim Haxhiut, i shpallur në kërkim nga SPAK-u për atentatin e dështuar të vitit 2019 për vrasjen e Plaurent Dervishit dhe Julian Meçes. Bashkim Haxhiu njihet si pjesë e grupit famëkeq të Astrit Gjepalit.../tvanews
 
 
XS
SM
MD
LG