Lidhje


Oligarku i farmaci “ditë e natë” I pangopur, ilaçi me çmim ndryshe në paketim dhe faturë

Sektori i Shëndetësisë është i preferuari për oligarkët pasi miliardat që marrin janë të pafundme dhe lidhjet mes njëri-tjetrit ua lehtësojnë punën. Eduart Curraj, pronari i farmacive “Ditë e Natë” dhe “Delta Pharma” , e dyta më e madhe në Shqipëri, që fitimet i llogariten rreth 2 milion euro në vit, është nipi i kryeoligarkes së Shëndetësisë, Vilma Nushi. Falë bashkëpunimit mes tyre, Curraj dhe Nushi kanë fituar dhjetëra tendera Shëndetësie dhe kanë duke pastruar miliarda para për ish-ministrin Ilir Beqaj. Por sikur të mos mjaftonin këto para, oligarku Curraj, i cili nga hiçi lulëzoi një rrjet të sofistikuar të shitjes së barnave nën emrin Farmaci “Ditë e Natë”, përpiqet të fitojë nga para edhe nga klientët e tij.
  
 
Një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA se ditën e sotme ka blerë një medikament te farmaci “Ditë e Natë” në Kombinat, por çmimi ka qenë ndryshe në faturë dhe ndryshe në paketim.
 
 
Ashtu siç mund të shihet edhe në foto, medikamenti me emrin NEOCEF në paketim ka çmimin 1453 lekë, ndërsa në faturë 1688 lekë, me diferencë 235 lekë.
Qytetari e ka konstatuar këtë vjedhje pasi është larguar nga farmacia, por ka mbetur i tronditur nga fakti se si qytetarët vidhen edhe në ilaçet që i blejnë për hall.
Por ai nuk e di se oligarkët e pangopur mbeten të tillë edhe kur në lojë është jeta, sëmundjet apo edhe medikamentet për kurimin e tyre.
Ai pyet nëse ka shtet apo ligje për vjedhje të tilla, por sërish harron se ligjet shteti i harton në bashkëpunim me oligarkët që i mbush xhepat dhe askush s’i prek në punën e tyre.
 
 
Denoncimi i qytetarit:
 
 
Pershendetje miq Sapo dola nga farmaci dite nate ne kombinat , dhe shihni se si ta fusin ne cmim kta a ka shtet, a ka ligje , a ka hipokrat ne kte vend , ju lutem bejeni publike!/JOQ
XS
SM
MD
LG